E dhimbshme: Vdes 24 vjeçari pasi humbi kontrollin dhe bie 25 metra në greminën e Bulqizës
Orët e fundit të vitit 2022 kanë shënuar një aksident të rëndë me një humbje jete në aksin Bulqizë – Maqellarë në Shqipëri.
Në 24-vjeçar ishte duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rreth rrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh ” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.
Drejtuesi i mjetit Sokol Tasha 24 vjeç, ka ndërruar jetë nga goditjet dhe plagët e marra. Dyshohet se 24 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë.