U ndal në një fshat të Drenasit për shkak të defekteve në veturë, i vidhet çanta me 580 euro

Një grua ka raportuar në Polici të hënën pasdite se i është vjedhur çanta me dokumente personale dhe 580 euro të gatshme, nga vetura me të cilën ishte ndalur në Korroticë të Drenasit për shkak të një defekti gjatë vozitjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15, në rrugën Fushë-Kosovë – Prizren.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia ka thënë se po e heton rastin.

“Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport të Policisë.

Lexo edhe:  Dorëzohet në Polici i dyshuari që gjuajti me armë në drejtim të 27-vjeçarit në Prishtinë