14 persona bëhen për spital nga festimet, 3 persona plagosen me armë

Sonte janë regjistruar tre raste të plagosjeve nga plumba qorr në Prishtinë.

Sipas mjekut kujdestar Ejup Govori, të plagosur nga këta plumba janë një 15-vjeçare, një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar.

Ndërkaq, edhe 11 të tjerë janë lënduar nga mjete piroteknike.

Viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe:  Rrokullisen me veturë dy policë të Kosovës