E dhimbshme: Të plagosurat në Fushë Kosovë janë nënë e bijë

Dy gratë që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Për gjendjen e tyre ka folur për Teve1.info, mjeku kujdestar Ejup Govori, i cili tha se të plagosurat janë nënë e bijë.

Sipas tij, nëna e plagosur ka lëndime më serioze.

“Janë dy të plagosura me armë zjarri. Njëra është në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në bark. Gruaja që është më në moshë, viti 59 sipas të gjitha gjasave është me lëndime më serioze, ka frakturë. Nuk janë në rrezik për jetë por kanë lëndime serioze”, ka thënë Govori.

Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Besa-Besë” në Fushë-Kosovë janë plagosur dy gra nga një burrë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për teve1.info, ka thënë se të plagosurat janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas Ahmeti i dyshuari është identfikuar dhe se policia është në kërkim të tij

Lexo edhe:  Deputeti gjerman ‘godet’ Escobarin: Nuk vendos xhentëlmeni amerikan për anëtarësimin e Kosovës në KiE