Qeveria Kurti miraton projekt-ligjin, bashkësitë fetare duhet të dërgojnë raport financiar në shtet

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje Projektligjit për Liritë Fetare, ku detyron Bashkësitë fetare që të dërgojnë raport financiar në shtet, shkruan Insajderi.

Neni 7 i këtij projektligjit, thotë se bashkësitë fetare janë të obliguara që deri me datën 31 mars të vitit pasardhës të dërgojnë pasqyrat financiare të audituara.

“Të gjitha bashkësitë fetare janë të obliguara që deri me datën 31 mars të vitit pasardhës të dërgojnë pasqyrat financiare të audituara për vitin paraprak te Zyra”, thuhet në projektligj

Projektligjit për Liritë Fetare është miratuar dje nga Qeveria Kurti dhe pritet të kaloj në Kuvend.

Lexo edhe:  33-vjeçarja në Gjakovë tenton për të disatën herë të kryejë vetëvrasje, dërgohet në spital