E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën sot në aksident në Prishtinë, lë pas gruan dhe 3 vajza të vogla

E shtuna ishte ditë tragjike për familjen Qovanaj nga Prizeni pasi në një aksident trafiku u përfshi djali i tyre i cili humbi jetën tragjikisht në Çagllavicë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Albër Qovanaj që ishte duke e drejtuar makinën.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Burime e Sinjalit njoftojnë se Qovanaj nuk ishte i vetëm në veturë. Ai ishte në shoqërinë e shokut të tij.

Sipas informacioneve të para, shoku i të ndjerit është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.

Lexo edhe:  Vdesin 7 persona në një aksident të tmerrshëm në Turqi