E dhimbshme: Ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje në barnatoren në Komoran

Mbrëmë u raportua për një ngjarje tragjike që ndodhi sot në një barnatore në Komoran, ku një person dyshohet se bëri vetëvrasje. Burimet brenda QKUK-së, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Hajrullah Ramadanin, 57-vjeçar, i cili është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij, në katin e dytë të barnatores.

I ndjeri u dërgua në QKUK pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve në Emergjencë.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Lexo edhe:  Gruaja rrah burrin, ai kërkon ndihmë në Policinë e Kosovës