“Çmenden” autolarjet në Mitrovicë: Ngrisin çmimin deri në 6 euro për pastrimin e veturave ndërsa nafta po lirohet

Derisa çmimi naftës ka filluar të bie, ndryshe po ndodhë me autolarjet në Mitrovicë.

Qytetarët janë ankuar për ngritje të çmimit nga shumica e autolarjeve në Komunën e Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

“Nese shkoni në Reke per ta pastru kerrin, krejt autolarjet e kane kah 5 euro, e knena kah Ibri shkon deri 6 euro nese e keni xhip veturen”, ka treguar ky qytetar për Jepi zë.

Ndryshe çmimi për pastrimin e veturave po konsiderohet i shtrenjtë, sidomos pasi fillon të nxehet koha, ndërsa gjatë dimrit mund të kutpohet.

Një qytetar tjetër i ka thënë “Jepi zë”, se ka blerë “shpricin” dhe po e pastron vetë, pasi çmimi është shumë i lartë dhe nuk ka llogari.

Lexo edhe:  Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi shfaqen në veri, përcjellin heqjen e bilbordeve të Vuçiqit e Putinit