E dhimbshme: Ky është 50-vjeçari që u gjet pa shenja jete te varrezat katolike në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në familjen Krasniqi në Pejë, ku humbi jetën familjari i tyre, 50-vjeçari, Anduen Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 50-vjeçari është gjetur pa shenja jete te varrezat katolike në rrugën UÇK, në Pejë.

Ekipi mjekësor, pas ekzaminimeve për shenja vitale, e ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur Dakaj.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët, ndërsa kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet më 24.06.2023 në varrezat e qytetit në orën 15:00.

Lexo edhe:  Prilli do të na befasojë, priten erëra të forta dhe rënie temperaturash deri në 11 gradë, të enjten mund të bie borë