Aksidentohen dy vetura në rrugën Pejë-Istog, njëra “fluturon” mbi tjetrën

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Pejë-Istog.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar video nga vendi ku ka ndodhur aksidenti ku shihet se janë të përfshira dy vetura, njërsa ndër to ka përfunduar mbi veturën tjetër.

Po ashtu, shihen disa persona të cilët kanë dalë nga veturat.

Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lexo edhe:  Tronditet familja: Nëna e gjen djalin pa shenja jete në dhomë