Aksident i rëndë në Kamenicë, dyshohet se ka viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Indeksonline ka siguruar pamjet e ngjarjes ku një furgon është përplasur me një veturë të tipit Fiat.

Dyshohet se njëri personat e pranishëm në veturë ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë dërguar me lëndime në spital.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në Podujevë, qeni sulmon fëmijët në shkollë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital