Dy policë mezi e arrestojnë një person në Prishtinë, ai reziston deri në fund

Mëngjesin e së premtes, një qytetar është parë duke u arrestuar me forcë nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Portali Dukagjini ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit

Pamje e shkëputur nga video-ja
Portali Dukagjini ka siguruar pamje ku shihen dy policë teksa hasin në vështirësi në arrestimin e një personi.

Arsyet e arrestimit dhe rezistencës së tij nuk janë të ditura.

Kjo ngjarje ka ndodhur në “Rrugën B”, në Prishtinë, mëngjesin e së premtes.

02 Press kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo të njëjtit, nuk jan përgjigjur për rastin në fjalë.

Lexo edhe:  Vendet ku nesër do të ndalet rryma deri në 9 orë