22-vjeçarja godet me veturë një vajzë të mitur në Gjilan, dërgohet në spital

Një aksident në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në Gjilan, ku vetura ka goditur një këmbësore.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur kur shoferja 22-vjeçare ka qenë duke vozitur në rrugën Budrikë – Zhegër dhe në fshatin Lladovë ka goditur me veturë një 7-vjeçare e cila po tentonte ta kalojë rrugën.

Për shkak të aksidentit, vajza e vogël ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Gjilanit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet nga Emergjenca thonë se gjendja shëndetësore e të miturës është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  Postoi foto me armë në rrjete sociale – Arrestohet i mituri