Rrihet brutalisht imami llapjan, dalin emrat e të dyshuarve

Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga tre vëllezër.

Insajderi mëson se personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.

Lexo edhe:  Dramë në familje, të afërmit akuzojnë vjehrrën e Betinës së ndjerë: E shtynë drejt vetëvrasjes