Drenicasi nuk e mban vetën, ngacmoi seksualisht një femër – arrestohet në Skenderaj

Policia e Kosovës në Skenderaj, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:20 në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Tamara Spaiq: Enver Petrovci më tha "Millosheviqi na modernizoi, falemnderit përgjithmonë"