Vetura superluksoze bllokohet nga “Prishtina Parking”, s’e pagoi parkingun

Një veturë e tipit Lamborghini Huracan, vlera e të cilit sillet ndërmjet 350 mijë dhe 450 mijë euro është bllokuar nga “Prishtina Parking” në njërën nga zonat që menaxhohet nga kjo ndërmarrje në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se arsyeja e bllokimit është mospagesa e rregullt e parkingut.


Rastet e bllokimit të veturave janë goxha të shpeshta, edhe pse, në vazhdimësi kompania ka bërë thirrje që parkingjet, në pjesët që i menaxhojnë, të paguhen nga të gjithë qytetarët pavarësisht llojit të veturave.

Së fundmi, ‘Prishtina Parking’ ka njoftuar se janë pajisur me bllokadat moderne që janë të dizajnuara për të gjitha llojet e automjeteve.

Lexo edhe:  Sot feston ditëlindjen i forti i UÇK-së, komandanti i njësisë speciale, Bekim Shyti