Drenicasi Isuf Gjoka kërkon nga vëllau ta lejojë për të ndërtuar shtëpinë e re nga Halil Kastrati

Në dorë mban vendimin e organizatës “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e shtëpisë së re. Kjo pasi shtëpia e vjetër e Isuf Gjokajt nga Skënderaj është dëmtuar rëndë shkaku i vërshimeve.
Isufi e kishte në plan që të ndërtonte shtëpinë e re, e ta shembte të vjetrën.

Mirëpo këtë nuk po mund t’a bëjë, pasi me dokumentacion, shtëpia i takon vëllait të tij, Shefqetit, i cili e ka ndërtuar, e i cili aktualisht jeton në Itali.

Isufi thotë se tokë të vetën nuk ka, ndërsa vëllau i tij nga Italia, nuk po e lejon shembjen e shtëpisë.

‘’U ardhë Halil Kastratri me 9 maj edhe ma ka pru vendimin për ndërtimin e shtëpisë së re por aty nuk po mundem me e ndërtu për shkak se është shtëpia e vllait. Edhe nesër me vdek unë kam qejf një shtëpi me ju lon fëmijëve të mi, kurgjo ma shumë nuk dua. Vllai më ka thonë ndërto ku të dush por shtëpinë nuk kam qejf me e prish’’ thotë Isufi.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe Shefqet Gjokën në Itali, i cili ka deklaruar se nuk mund ta shkatërrojë shtëpinë e tij për t’i liruar vend shtëpisë së vëllait.Ai thotë se është vet Isufi ai i cili e kishte liruar tokën e tij për ndërtimin e shtëpisë së vëllait tjetër, ndërsa tash ka mbetur pa tokë.

‘’Nuk po du me fol kurgjo se e kam vëlla i mirë apo i keq, po as ska biseduar me mua. Po e shoh që ka bo intervista  nëpër gazeta e Facebooka, unë shtëpinë e kam ndërtuar në vitin 2001 me forcat e mija’’ ka thënë vëllau i Isuf Gjokajt.

Ndërsa kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, thotë se ishte vet Isufi i cili gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatës “Jetimat e Ballkanit” kishte dëshmuar se prona ishte e tij.Nura thotë se po e shqyrtojnë mundësinë e anulimit të vendimit për ndërtimin e shtëpisë.

Lexo edhe:  Ndodh sërish: Lopët kullosin në oborrin e Spitalit të Pejës

Isuf Gjoka së bashku me tre anëtarë tjerë të familjes për momentin po qëndron në një nga banesat për raste sociale, e lëshuar nga komuna e Skënderajt