Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillime duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe do të jenë të karakterit lokal.

Temperaturat maksimale afërsisht deri në 22 apo 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Rrallë në disa vise kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Orëve të pasdites gjithnjë do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në zona të caktuara, kurse rrebeshe më të përhapura priten gjatë fundjavës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Përfundon takimi i Kurtit me liderët evropianë