Djegia e flamurit të Kosovës në Zveçan, dyshohet se e bënë tre të mitur

Disa persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë djegur flamurin e Republikës së Kosovës ditën e djeshme në afërsi të Komunës në Zveçan.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai bëri të ditur se dyshojnë se këtë e bënë tre të mitur.

“Po. Pak më larg Komunës ka qenë.. Nja tre të rinj, sipas gjasave të mitur…”, tha Elshani.

Policia ka hapur rast për “nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”.

Lexo edhe:  Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, viktima sot kishte ardhur nga Italia