Plas sherri në një familje në Rahovec, 37-vjeçari ushtron dhunë ndaj nënës pasi s’i dha para

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Rahovec, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, djali i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, pasi s’ka pasur para për t’i dhënë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin në Polici dhe ka shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Për të ‘folur’ me nënën e ndjerë, gruaja siriane përdori inteligjencën artificiale