2 metra fli: Gratë hasjane thyejnë rekordin

Një fli dy metra e gjatë, është gatuar nga gratë hasjane, për nder të Darlës së Lamës, që organizoi ky vend dje.

E angazhuar në gatimin e kësaj flie, ishte edhe zonja Rabie Hodaj, e cila tregoi në hollësi për përgatitjen, gatimin dhe pjekjen e mbretëreshes së kulinarisë shqiptare.

Në përgatitjen e kësaj flie, nuk ishin të angazhuar vetëm zonjat e nderuara.

Për përgatitjen e flisë gjigante, nevojitej edhe një saç më i madh se të zakonshmit, i cili është punuar me mjeshtëri nga Ramadan Totaj me shokë. I lumtur që dha kontribut në përgatitjen sa më të mirë të flisë gjigante, ishte edhe i riu, Zekë Osmanollaj.

Lexo edhe:  E rëndë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente