Djali rrah brutalisht prindërit e tij në Fushë Kosovë, ndërhyn policia

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku një çift e kanë denoncuar djalin e saj për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se prindërit që janë në hall me të birin kanë vendosur ta raportojnë rastin në Polici, ku të shqetësuar skajshmërisht kanë rrëfyer për dhunën fizike dhe psikike nga i biri 25-vjeçar.

Sinjali mëson se nga deklarata e tyre është kuptuar se djali fillimisht dyshohet se e kishte rrahur babain, duke e kapur për fyti, e më pas iu ka vërsulur edhe nënës, të cilës po ashtu i ka shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e goditjeve.

Si rezultat i këtij denoncimi, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Hajdutët e armatosur vjedhin 1000 euro në pompën e derivateve