Djali me të meta mendore ia thyen brinjët nënës së moshuar në Klinë – dërgohet në mbajtje

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur në vend, përkundër thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse dhe profesionistëve shëndetësor, e ku viktima të dhunës në të shumtën e herëve janë familjarët, si nëna, djali, babai apo e bija.

E një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Poterq i Epërm të Klinës, ku djali i moshës 33-vjeçare e ka sulmuar nënën e tij 79-vjeçare duke i shkaktuar lëndime të rënda, e që për pasojë ka kërkuar edhe tretman mjekësor.

Sinjali mëson se të moshuarës i është thyer një brinjë, nga goditjet që i janë shkaktuar nga djali i saj i cili sipas raportit të mjekut ishte me të meta mendore.

E rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Klinë 16.04.2024-10:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari me të meta mendore sipas raportit të mjekut është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Deklarata e fortë e reperit shqiptar në rast se Zvicra humb ndeshjen ndaj Serbisë