Djali i Hysni Gucatit: S’ka festë për ne që nga dita kur u arrestua babai

Asnjë festë për ta nuk është e njëjtë kryefamiljarin Hysni Gucati. Kështu po deklaron djali i tij Musliu.

Në një deklaratë për Frond Online ai ka treguar për zymtësinë e festave që po i përjetojnë ai e familja pa prnainë e prindit të tyre.

“E di, që as ai nuk do të donte ta thoja këtë. Por, ne si familje nuk ndjejmë aspak festa që nga dita kur babai është arrestuar. Festë për ne do të jetë dita kur të fitojë drejtësia”, thekson djali i tij, Musliu.

“Babai është njohur gjithmonë si person që ka dëshirë ta bashkojë familjen me ose pa festa të mbledh familjarë, miq e dashamirë edhe pa qenë arsye ndonjë festë”, tha ai.

Ai tregon se si e festonin vitin e ri me prindin.

“Kur ka qenë ai, me ne, kishte atmosferë tejet festive. Si në çdo familje”.

“Komunikimin me babën e kemi të përditshëm nëpërmjet telefonatave ndërsa komunikojmë edhe përmes platformës Zoom disa herë gjatë muajit. Tash për shkak të gjendjes shëndetësore të babait mund të themi që në dy muajt e fundit na është mundësuar pothuajse çdo ditë ta shohim përmes kësaj platforme”, pohoi Musliu, djali i Hysni Gucatit.

Kujtojmë se Gucati u shpall fajtor nga Trupi gjykues i Gjykatës Speciale. Ai u dënua me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh.

Në Hagë, pos Gucatit e Haradinajt, ndodhën edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi si dhe Pjetër Shala e Cali, i cili së fundmi u dënua më 26 vjet burgim nga Specialja.

Lexo edhe:  “Po shitesh mangup, bukë han prej meje”, i riu pretendon se policët civilë shkelën rregullat në trafik (VIDEO)