Kërkohet 5 vjeçarja mitrovicase Asja Gashi, u largua nga shtëpia në lagjen Bajr e s’u kthye ende

Një vajzë 5 vjeçare nga Mitrovica me emrin Asja Gashi ka më shumë se gjysmë ore që është larguar nga shtëpia e s’është kthyer më.

Prindi i saj, Shenas Gashi e ka lajmëruar rastin në “Mitropol”, duke treguar se vajza u largua nga shtëpia në lagjen Bajr me një tablet në dorë.

“Krejt ku ka mund të shkojë vet është në ndonjë market apo diku ku mund të ketë bredha të dekoruar”, tha ai.

Të gjithë ata që e shohin në rrugë apo gjetiu vajzën e vogël luten të lajmërojnë në numrin +38349902492.

Lexo edhe:  Skandaloze: Në Kuvendin e Shqipërisë përmbysen karriget e deputetëve në mes të sallës