Me mbi 50 mijë vetura erdhën mërgimtarët në Kosovë për festat e fundvitit

Qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme evropiane e më larg, kanë vendosur që festat e fund vitit t’i kalojnë në vendlindje.

Vetëm gjatë këtij muaji  qindra e mijëra mërgimtarë kanë ardhur në Kosovë me mbi 54 mijë automjete. Po ashtu qindra mijëra të tjerë kanë ardhur me autobusë e aeroplanë.

Derisa as këtë fund vit nuk kanë munguar kolonat e pritjet  të cilat vazhdojnë të përsëriten gjatë pushimeve të dimrit e verës.

Kjo situatë është bërë e padëshirueshme, jo e këndshme dhe e neveritshme sidomos për bashkatdhetarët që vijnë për pushime në vendlindje.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, tregojnë për Gazetën Sinjali, se nga 1 dhjetori deri më sot kanë hyrë në Republikën e Kosovës 54 mijë e 46 automjete dhe 88 autobusë.

Sipas raporti të BKS-së po ashtu kanë ardhur edhe 5 minibusë, 74 motoçikleta, 2 automjete të punës,47 automjete speciale, 874 kamionë deri 1 tonë, 974 kamionë mbi 1 tonë, 639 rimorkio, kamion e autobusë , 1 rimorkio për vetura dhe 41 rimorkio tjera.

“Totali i mjeteve që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtij muaji janë 56 mijë e 821”, tregojnë nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Derisa nga Policia nuk janë deklaruar lidhur me numrin e qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtij muaji.

 

Lexo edhe:  “Gjeneratat e reja sot nuk e dinë çka ishte lufta e UÇK-së” - Propozohet të futet në planprogramin arsimor