Disa persona rrahin keq një fëmijë 12-vjeçar në Prizren, viktima merr ndihmë mjekësore në spital

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

E në shumë raste, të dyshuarit e viktimat janë edhe persona të moshave të mitura.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kështu ka ndodhur edhe dje në fshatin Kushnin të Prizrenit, ku disa persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një fëmijë 12-vjeçar.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve që pësoi nga sulmi, teksa bashkë me prindin e tij kanë denoncuar rastin në Polici. I mituri ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak të një zënke të momentit.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Vajza 13-vjeçare e zhdukur në Fushë Kosovë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçar