E dhimbshme: Qeni shpëtues i FSK në Turqi e lëndon këmbën por prapë vazhdon kërkimin e trupave

Pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë tash e disa ditë në Hatay të Turqisë.

Ata janë atje pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë, për t’iu vënë në ndihmë popullit turk pas tragjedisë nga e cila mbetën të vdekur mbi 20 mijë njerëz, shkruan Jepi zë.

Pjestarë të FSK-së kanë publikuar disa pamje gjatë kërkimit të trupave nën gërmadha, të cilat janë tejet të dhimbshme.

Është publikuar edhe momenti kur një qen shpëtues i FSK është lënduar në këmbë, gjë që nuk e ka ndaluar atë të vazhdojë nuhatjen për gjetjen e trupave të tjerë./jepizë

Lexo edhe:  Zarfi i zi në ”BBVA”, Meritoni dhe Ilnisa skualifikohen nga gara