Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në Fushë-Kosovë.

Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,.

Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe:  Vdekja e 34 vjeçares në hotel, vjen reagimi i mikes së saj