Zhduket një person në Gjilan, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për vendndodhjen e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qyetetarët dhe mediat për një rast në Gjilan, ku një person është zhdukur.

Siç bëhet e ditur në njoftim, personi Agron Rifati, 43-vjeçar është larguar nga shtëpia që nga data 25 mars dhe ende nuk dihet vendodhja e tij.

Ai u largua me një veturë Golf V me ngjyrë hiri, me targat 06-810-BL.

Policia ka publikuar fotot dhe ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacionet për identitetin apo vendndodhjen e personit, ta lajmërojë Policinë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat

Agron (Rifat) Halimi lindur me 05.12.1981, me adrës banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan, është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me

06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro

Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

Lexo edhe:  Me 7 stenda në zemër, profesori nga Gjakova detyrohet të japë mësim