Publikohet video / Ky është momenti kur u dëgjua krisma e madhe nga bubullima në Prishtinë

Mëngjesin e së shtunës, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima.

Krisma u dëgjua rreth orës 7:00.

Ndërkohë “Prishtina Weather” ka publikuar edhe një video nga ky moment, ku njofton se rrufeja ka goditur rreth 1km afër kryeqytetit, raporton 02Press.com

Njoftimi i plotë:

17.09.2022 – Bubullima e zhurmshme mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Ora 6:48. Rrufeja mund të ketë qenë përafërsisht rreth 1 km larg, pra diku fare pranë kryeqytetit.

Lexo edhe:  Tentuan të grabitin një argjendari dhe plagosën pronarët, ngritet aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në Prizren