Digjet një veturë në bodrumin e një banese në Emshir, disa banorë kërkuan ndihmë mjekësore

Në lagjen Emshir të Prishtinës, mbrëmë pas mesnate është djegur një veturë në bodrumin e një banese.

Si pasojë e tymit, shumë prej banorëve janë detyruar të dalin jashtë dhe disa prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Derisa në vend të ngjarjes kanë dalë policia, emergjenca dhe zjarrfikësit.

Lexo edhe:  “Do t’ju kalli krejtve” - Kapet nga Policia 41-vjeçarja nga Prishtina, kërcënoi një grua