Thyenin veturat e qytetarëve, zbulohet identiteti i dy të dyshuarve që u arrestuan në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy persona të dyshuar për grabitje. Ata u kapën dje rreth orës 15:20 në parkingun e një restoranti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Sinjali mëson nga burimet e veta se dy personat e arrestuar janë Ahmet Kamberaj dhe Armend Morina.

Kamberaj dhe Morina dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Gazeta ka siguruar edhe pamjet e momentit të arrestimit, ku shihet se si policët në rroba civile arrijnë në vendin e ngjarjes, teksa më pas me armë në dorë njëri prej tyre del nga vetura dhe ia drejton armën zyrtare të dyshuarve.

Më pas, të dy të dyshuarit neutralizohen nga policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Tym i madh afër QKUK-së, digjen disa lokale