“Te Pishat” në Sllatinë alarmon prindërit që të mos u largohen fëmijëve: Një vajzë 8-vjeçare u ngacmua nga një burrë

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar se një vajzë 8-vjeçare është provuar të joshet nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes.

Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës.

Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”.

“Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim.

“Te Pishat” u ka bërë apel të gjithë vizitorëve që për çdo rast të dyshimtë të lajmërojnë organet kompetente.

Lexo edhe:  Arrestohet një person, kërcënoi familjarët e tij