Digjet një shkollë në Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shkollë e vjetër në Ferizaj është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri është lokalizuar, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt.

“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, tha Veseli për Express.

Pamje nga vendi i ngjarjes

VIDEO

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – hajnat i marrin 20 mijë euro të moshuarës 77-vjeçare, iu prezantuan si zyrtarë komunalë