Policia e Kosovës arreston mërgimtarin pasi i ofroi ryshfet 50 euro policit që gruaja e tij të kalonte kufirin me pasaportë të skaduar

Një mërgimtar gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 në pikën kufitare Kulla i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor që ta lejonte bashkëshorten e tij të kalonte kufirin me pasaportë të skaduar, shkruan Reporteri.net.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

INCIDENTET KRIMINALE

DHËNIE E RYSHFETIT

PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Pesë të lënduar nga aksidenti në Fushë-Kosovë