Digjet një flamur në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mesnatës së datës 9 korrik, në veri të Mitrovicës është djegur një flamur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“Mitrovicë Veri / 09.07.2024 – 00:37. Policia ka pranuar informatën se në afërsi të një lokali është djegur një flamur. Pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Varroset ish-gazetari dhe punonjësi i MPJD-së, Arben Rugova