Aksident trafiku në fshatin Shkabaj, krijohet kolonë e gjatë e automjeteve

Një aksident trafikur ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe kolonë e gjatë e automjeteve, ndërsa mësohet se Policia dhe Ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigjje edhe nga Policia e Kosovës, por zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci theksoi se ende nuk ka marrë asnjë informacion lidhur me këtë rast.

Lexo edhe:  Kurti në “Paradën e Krenarisë”, Zana Avdiu: Shyqyr, një punë të hajrit e bani