Pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku vdiqën në aksident burrë e grua

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy persona, burrë e grua, Arjan 55 dhe Majlinda Yze 50-vjeçe nga Devolli.

Çifti ishte nisur nga Tirana në drejtim të Devollit, por udhëtimi u pre në mes. Shkaqet ende nuk dihen.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të dy personave që ndodheshin në automjet.

Lexo edhe:  Pas rastit tragjik në Skenderaj, shumicës se kompanive ndërtimore u ndërpitet puna