Digjet një banesë në Fushë Kosovë nga fishekzjarret

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga fishekzjarret është përfshirë nga zjarri ballkoni i një banese në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vend e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Dardania, Fushë Kosovë 31.12.2022-20:13.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se s pasoj e hedhjes së fishek zjarreve  nga persona të panjohur,  kishte shpërthyer zjarri në ballkonin e banesës së tij.  Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vend e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz

Lexo edhe:  Pamje nga vendi ku u gjet pa shenja jete një 37-vjeçar në një veturë në Kaçanik