Grupi “ Marakli t’ kerreve” dhurojnë 1000 Redbull-a dhe gjëra ushqimore për Njësinë Speciale në Mitrovicë

Njëri nga grupet më të njohura në rrjetet sociale në të gjitha trojet shqiptare është Marakli t’kerreve

Ky grup ka një anëtarësi të madhe nga gjitha vendet e Kosovës dhe gjithë shqiptaria, poashtu anëtarë ka edhe nga vende të ndryshme të botës, shkruan Jepi zë.

Aktiviteti i tyre është i ndryshëm por që kryesisht lidhet me veturat dhe perfomancat e tyre, ndërsa ky grup njihet edhe për aktivitetin humanitar ndër vite.

Përfaqësuesit e këtij grupi, dje ishin në Mitrovicë në kampin e Njesisë Speciale ku dhuruan afër 1000 Redbull-a dhe gjana tjera ushqimore.

Ndryshe “Marakli t’ kerreve” ka ndihmuar edhe shumë qytetarë të cilët mbesin rrugëve, pasi mjafton një postim në faqen e tyre, dhe zgjidhja bëhet menjëherë, poashtu ky grup informon edhe qytetarët nëse ata hasin në probleme në veturat e tyre.

Lexo edhe:  Aksident në Pejë, qytetarët japin ndihmën në vendin e ngjarjes