Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

E mitura kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më, ndaj rasti ishte raportuar në polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Fatmirësisht, Suela është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe:  Therja me thikë në Gjilan: I plagosur mbeti një 24 vjeçar, po trajtohet në QKUK