Digjen katër vetura te rruga “B” në Prishtinë, policia nis hetimet

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugen ‘’B’’ në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zyrtarja për informim e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti. Sipas saj, dy nga veturat janë djegur plotësisht, kurse dy të tjerat pjesërisht.

“Menjhërë pasi kemi pranuar informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin që është i cilësuar si “Zjarrvënie”, ka thënë ajo.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk është njoftuar për të lënduar. Hetimet ende po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Vdekja tragjike e 35-vjeçares në Malishevë: Kërkohet paraburgim për mjekun e dyshuar dhe motrën e tij