“Kjo nuk ishte ndeshje e futbollit, 3:1 për Kosovën”, Limaj i ashpër me Qeverinë për sulmin terrorist në Veri

Fatmir Limaj që drejton Nismën Socialdemokrate, në një intervistë për Gazetën Insajderi ka qenë i ashpër në kritika kundër disa eksponentëve të Qeverisë së Kosovës që nëpër rrjete sociale studio televizive janë krekosur me operacionin policor që neutralizoi grupin e terroristëve në Veri të vendit.

Në këtë aksion, sipas tij është dëshmuar një profesionalizëm i pashoq i Policisë së Kosovës, një sfidën që rrallë ndonjë polici e shteteve demokratike do ta kalonte pa pasur asnjë dëm anësor në mesin e civilëve.

“Kjo nuk ishte ndeshje e futbollit, 3:1 për Kosovën. Është papjekuri totale”, kështu i ka komentuar ai deklaratat dhe komentet publike që i kanë pasur deputetë të partisë në pushtet e zyrtarë të Qeverisë në ditën e operacionit dhe ditët në vazhdim.

Ai ka thënë që shteti aktualisht është nën sulm nga një fazë e re e Republikës së Serbisë që ka nisur kundër Republikës së Kosovës, që tashmë po do që me sulme terroriste ta zhbëjë shtetësinë e Kosovës dhe në fakt, sipas tij, nuk ka vend për të u shfaqur triumfal, por duhet të punohet që të ndërpritet kjo nismë e re e regjimit të Aleksandër Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës.

Lexo edhe:  Rast tragjik për familjen Hasani në Prishtinë: 48-vjeçari i jep fund jetës, gruaja e gjeti të varur në tavan