Dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar dhe tre të arrestuar në Prishtinë

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në Prizren dhe në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 15 kg drogë gjatë aksionit në Prishtinë,

Përveç substancës narkotike, marihuanë që është kapur, janë arrestuar edhe tre persona.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Pejë: 20-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital, personi me të cilin doli në takim i dha drogë disa herë pa dijeninë e saj