Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës

Muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

E para që kishte dalë për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa pati deklaruar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe.

Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi, shkruan kp

Lexo edhe:  Gani Krasniqi flet pasi dëshmitari ia përmendi emrin në Speciale: Krejt jetën e kam pas në luftë, nuk fshehem