Ministri i Mbrojtjes: Në rast lufte 8,000 ushtarë nuk mjaftojnë, duhet të angazhohen edhe qytetarët

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën.

Në rast të ndonjë lufte, Maqedonci thotë se vetëm ushtarakët nuk mjaftojnë, shton se duhet edhe angazhimi i qytetarëve.

“Në rast lufte ne kemi 5 mijë plus 3 mijë që nuk është i mjaftueshëm. Ne gjithmonë jemi të vetëdijshëm që duhet edhe angazhimi i gjithë qytetarëve për atë dhe ne po punojmë”.

“Gjithmonë duhet të përgatitemi për luftë, në rast se duam ta shmangim luftën”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Pas reagimeve të shumta, prokuroria dërgon në mbajtje gruan që sulmoi brutalisht gazetaret