Sami Kurteshi: Amerikanët e dinë se Kurti nuk luan qo** me ta

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka eskaluar me gjuhën e përdorur në një debat televiziv.

Derisa po fliste për raportin e Qeverisë Kurti me amerikanët, ai ka përmendur edhe organet gjenitale.

Kurteshi tha se amerikanët, i duan figurat që nuk janë të korruptuara, që e mbrojnë integritetin territorial të tyre, që s’janë kriminel dhe as të shantazhuar.

Madje sipas tij, zyratrët amerikanë janë duke e parë këtë frymë edhe në Kosovë, me qevrisjen aktuale, duke thënë amerikanët e dinë se Kurti nuk luan ‘qo** me ta’.

“Unë e njoh politikën amerikane. Nuk ka nevojë me m’tregu qysh mendoj. Amerika qëndron pas cdo politike dhe personi, që respekton disa parime edhe në pjesë të ndryshme të botës. Në Kosovë qëndron pas njerëzve që nuk i shkelin të drejtat e njeriut, që s’janë të korruptuar, që s’janë të shantazhuar, që s’janë kriminelë e që punojnë për të mirën e vendit të tyre. Dhe, natyrisht që e mbrojnë integritetin territorial të tyre. Amerikanët nuk thonë kot “I am American”, edhe kush i prekë, i hanë dreqi. Prandaj, edhe ata janë tu e pa që Kosova është duke e bërë pikërisht këtë. Ata që e duan Kosovën, janë krenar që jetojnë këtu. Amerikanët i duan këto profile të njerëzve”, u shpreh Kurteshi në Prime Time.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur në rrethana të dyshimta ushtari i KFOR-it në Kosovë