Depresioni e shtyn gruan nga Prizreni të tentojë t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Malësi e Re të Prizrenit, ku në një familje, një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 35-vjeçare, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka konsumuar një sasi të medikamenteve të ndryshme.

Policia është njoftuar me rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në Emergjencë për të marrë më shumë informacione.

Zyrtarët policorë kanë zbuluar se gruaja që tentoi të bëjë vetëvrasje vuan nga depresioni dhe si pasojë e gjendjes së saj emocionale ka konsumuar medikamentet.

Lidhur me këtë ngjarje, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  Ngritet për 2 euro çmimi i çajit në Kosovë, këto janë çmimet e produkteve bazike