Itali: Dy të rinj goditen për vdekje nga treni, njëri nga ta nga Kosova

Gjate se dieles ka ndodhur nje aksident tragjik ne Itali.

Si pasoje e goditjes nga treni e kane humbur jetën dy tē rinj, në mesin e tyre edhe Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.

Rasti ka ndodhur ne stacionin e trenit San Pietro Berbenno, ne rajonin e Lombardisë.

Dy te rinte e moshes 15 dhe 17 vjeçare u goditen nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar qe ta anashkalonin nenkalimin per këmbesore, shkruajne mediat italiane.

Dhe, kjo iu ka kushtuar me jete dy tè rinive.

Sipas mediave atje, nje tren tranzit i cili po ecte ne ato çaste me njè shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur te ndaloj ne kohe per te evituar tragedine.

Djaloshi he miku i tij humben jeten pas nje dite argètimi që kishin kaluar në Luna Park.

Lexo edhe:  I riu në Prishtinë kërcënon zyrtarët policorë që i shqiptuan gjobë për parking